SHBA-ja sekuestroi naftën iraniane afër ishullit grek

Bota

SHBA-ja sekuestroi naftën iraniane afër ishullit grek

Më: 26 maj 2022 Në ora: 21:39
Foto ilustrim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sekuestruar naftën iraniane e cila po transportohej nga një anije ruse afër një ishulli grek, dhe që ngarkesën e sekuestruar do ta dërgojnë në Amerikë me një anije tjetër, bëhet e ditur nga tre burime të afërta me rastin në fjalë.

Nuk u bë e qartë se nëse ngarkesa u sekuestrua për shkak se ishte naftë iraniane apo për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë. SHBA-të kanë vendosur sanksione të ndryshme ndaj Iranit dhe Rusisë.

Anija Pegas, në të cilën valëvitej flamuri iranian, ishte një nga pesë anijet e vendosura në listën e sanksioneve të Washingtonit zyrtar me 22 shkurt të këtij viti, dy ditë para se të fillonte në Ukrainë.

Transmorfolt, pronarët e anijes ruse u vendosën në listën e sanksioneve nga SHBA-të me 8 maj. Anija cisternë, u riemërua me emrin Lana me 1 mars, dhe nga 1 maji e valëviste flamurin iranian, po lundronte në ujërat greke që nga ajo datë, dhe para se në atë anije të vendosej flamuri i shtetit iranian, në të valëvitej flamuri rus.

Një burim nga ministria greke e transportit, tha se gjatë së enjtes nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë erdhi informatë se ngarkesa të cilën ajo anije po e transportonte kishte naftë iraniane. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat