Dy gazetarë të Reuters të plagosur e shoferi i vrarë pranë Severodonetsk

Bota

Dy gazetarë të Reuters të plagosur e shoferi i vrarë pranë Severodonetsk

Nga: A.SH Më: 4 qershor 2022 Në ora: 08:34
Foto ilustrim

Dy gazetarë të Reuters u plagosën dhe një shofer u vra pasi automjeti në të cilin ndodheshin u vu nën zjarr teksa po shkonte për në Severodonetsk, përcjell Bota sot.

Fotografi Alexander Ermochenko dhe kameramani Pavel Klimov po udhëtonin të premten me një makinë të siguruar nga forcat e mbështetura nga Rusia në pjesën e kontrolluar nga Rusia të rrugës midis Severodonetsk dhe qytetit Rubizhne.

Ata u dërguan në një spital në Rubizhne, ku morën trajtimin fillestar, Ermochenko për një plagë të vogël me prerje dhe Klimov për një frakturë në krah.

Reuters tha se nuk mund të përcaktonte menjëherë identitetin e shoferit, i cili ishte caktuar nga separatistët për udhëtimin e raportimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat