Franca mbështet ndalimin e eksporteve të arit rus

Bota

Franca mbështet ndalimin e eksporteve të arit rus

Nga: A.SH Më: 26 qershor 2022 Në ora: 15:21
Foto ilustrim

Më herët këtë mëngjes ne raportuam se Britania e Madhe, SHBA, Japonia dhe Kanadaja do të udhëheqin G7 në ndalimin e importit të arit rus.

Eksportet e reja të arit rus nuk do të lejohen më të hyjnë në të katër vendet pasi u zbatuan masa të reja të ashpra të krijuara për të rritur presionin ndaj Kremlinit në mes të luftës së tij në Ukrainë, përcjell Bota sot.

Tani, Franca ka thënë se mbështet ndalimin e eksporteve të arit rus dhe propozimi tani duhet të diskutohet mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Një zyrtar i presidencës franceze tha gjithashtu sot se Parisi nuk ishte kundër një kufiri mbi çmimet e naftës ruse, por donte që G7 të diskutonte një mburojë çmimi që do të kufizonte çmimet e naftës dhe gazit për të frenuar inflacionin.

Zyrtari shtoi se G7 ishin plotësisht të bashkuar në intensifikimin e mbështetjes së tyre për Ukrainën pas intensifikimit të konfliktit në ditët e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat