​Kanada vendos dy anije luftarake në Baltik dhe Atlantikun e Veriut

Bota

​Kanada vendos dy anije luftarake në Baltik dhe Atlantikun e Veriut

Më: 26 qershor 2022 Në ora: 23:50
Foto ilustrim

Kanada vendosi sot dy anije luftarake të tjera në Detin Baltik dhe Atlantikun e Veriut, të cilat iu bashkuan dy fregatave tjera që ndodhen tashmë në zonë në një përpjekje për të forcuar krahun lindor të NATO-s në mes të luftës në Ukrainë.

“Anijet kanadeze Kingston dhe Summerside do të jenë në një mision katër mujor si pjesë e masave parandaluese në Evropën Qendrore dhe Lindore, të nisura në vitin 2014 pasi Moska aneksoi Krimenë”, tha Marina kanadeze në një deklaratë, raporton Guardian.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se deri në tetor, anijet kanadeze do të marrin pjesë në stërvitjet detare të pastrimit të minave dhe do të mbajnë "gatishmëri të lartë luftarake", gjë që do t'u mundësojë atyre të reagojnë shpejt dhe me efikasitet në mbështetje të të gjitha operacioneve të NATO-s.

Luftanijet kanadeze Halifax dhe Montreal pritet të kthehen në portet e tyre në korrik nga operacioni Assurance, i cili u pasua nga vendosja më e madhe e marinës kanadeze jashtë vendit.

Misioni përfshin gjithashtu rreth 700 ushtarë kanadezë të dislokuar në Letoni si pjesë e forcave të artilerisë dhe shërbimit ushtarak për luftë elektronike, si dhe disa avionë luftarakë të Forcave Ajrore Kanadeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat