REL/ Rusia bombardon qytetin e Odesës, raportohet për 18 civilë të vrarë

Bota

REL/ Rusia bombardon qytetin e Odesës, raportohet për 18 civilë të vrarë

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 08:49
Punonjësit e emergjencave civile në skenën e një sulmi me raketa në Bilhorod-Dnistrovskyi, rajoni Odesës, 1 korrik 2022.

Shërbimet e urgjencës ukrainase bënë të ditur mëngjesin e së premtes se sulmet me raketa kanë goditur godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 18 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.

"Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 18," tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.

Videoja e sulmit të së premtes tregoi rrënojat e djegura të ndërtesave në Odesa.

Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.

Raketa e dytë goditi ndërtesat tre dhe katërkatëshe të një qendre rekreacioni, tha ministria në Twitter.

Sulmi vjen pasi forcat ruse u tërhoqën të enjten nga Ishulli i Gjarprit, një ishull kyç i Detit të Zi, duke lehtësuar potencialisht kërcënimin ndaj qytetit port të Ukrainës, Odesës. Por forcat ruse vazhduan ofensivën e tyre për të rrethuar bastionin e fundit të rezistencës në provincën lindore të Luhansutk.

Sipas deklaratës së një gjenerali ukrainas, Rusia ka goditur 68 objekte civile në gjysmën e dytë të qershorit.

Oleksii Hromov më herët tha se numri i sulmeve me raketa ruse në Ukrainë ishte dyfishuar në dy javët e fundit dhe se Moska po përdorte raketa me saktësi të ulët të epokës sovjetike n më shumë se gjysmën e sulmeve.

Rusia përdori një raketë të epokës sovjetike Kh-22 në sulmin në qendrën tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Kremençuk të hënën, ku u vranë të paktën 18 persona, sipas autoriteteve ukrainase.

Rusia vazhdimisht mohon të ketë shënjestruar civilët./REL

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat