Lukashenko: Do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë

Bota

Lukashenko: Do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 08:59
Lukashenko: Do të vazhdojmë ta mbështesim Rusinë

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka thënë se vendi i tij qëndron plotësisht pas Rusisë në përpjekjet e saj ushtarake në Ukrainë dhe të dy vendet do të “mbesin së bashku”.

Duke iu drejtuar një ceremonie që shënonte çlirimin e Minskut nga trupat sovjetike dje, Lukashenko tha se ka mbështetur Rusinë që “që nga dita e parë”, shkruan Skynews.

“Sot, ne jemi duke u kritikuar se jemi i vetmi vend në botë që mbështet Rusinë në luftën e saj kundër nazizmit”.

“Ne mbështesim dhe do të vazhdojmë të mbështesim Rusinë.

“Dhe ata që na kritikojnë, a nuk e dinë se ne kemi një bashkim kaq të ngushtë me Federatën Ruse? Se ne kemi praktikisht një ushtri të bashkuar. Por ju e dinit të gjitha këto. Ne do të mbetemi së bashku me Rusinë vëllazërore”.

Bjellorusia ka qenë e angazhuar për një “shtet bashkimi” me Rusinë që nga vitet 1990, por pak përparim është bërë në zbatimin e planit dhe në vitin e kaluar, Lukashenko ka këmbëngulur që vendi i tij duhet të ruajë “sovranitetin” e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat