Zelensky: Forcat ukrainase do të ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës

Bota

Zelensky: Forcat ukrainase do të ‘thyejnë’ vullnetin e Moskës

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 07:56
Volodymyr Zelenskyy

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat e tij të armatosura nuk janë të dekurajuara në përpjekjet e tyre për të “thyer” vullnetin e Moskës për të ndjekur një luftë gati pesë-mujore.

Zelensky, mes tjerash, tha se nuk ka pasur ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës në 24 orët e fundit, shkruan Skynews.

Forcat e Armatosura të Ukrainës përgjigjen, zmbrapsin dhe shkatërrojnë potencialin sulmues të pushtuesve ditë pas dite. Ne duhet t’i thyejmë ata. Është një detyrë e vështirë.

Kërkon kohë dhe përpjekje mbinjerëzore. Por ne nuk kemi alternativë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat