Kanguri shpëtohet nga ujërat e rrëmbyeshme

Bota

Kanguri shpëtohet nga ujërat e rrëmbyeshme

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 23:54
Kanguri

Një kangur është shpëtuar nga përmbytjet, teksa shiu i dendur ka goditur Uellsin e Ri Jugor në Australi.

Punonjësit e shpëtimit po ndihmonin për të larguar njerëzit nga zonat e prekura nga përmbytjet kur hasën në kangurin që po notonte nëpër ujërat e thella.

Shiu i rrëmbyeshëm ka shkaktuar përmbytje në pjesë të ndryshme të Australisë gjatë gjithë vitit.

Mijëra njerëz janë detyruar që të evakuohen, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat