OKB: Dërgesa e parë e grurit nga Ukraina mund të bëhet qysh të premten

Bota

OKB: Dërgesa e parë e grurit nga Ukraina mund të bëhet qysh të premten

Nga: A.SH Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Shefi i ndihmës i OKB-së, Martin Griffiths, ka thënë se shpreson që dërgesa e parë e drithit nga një port ukrainas i Detit të Zi mund të ndodhë që të premten, por detajet "vendimtare" për kalimin e sigurt të anijeve janë ende duke u përpunuar, përcjell Bota sot.

Griffiths tha se zyrtarët ushtarakë turq, rusë dhe ukrainas po punonin me një ekip të OKB-së në një qendër të përbashkët koordinimi në Stamboll për të hartuar procedurat standarde të funksionimit për marrëveshjen e rënë dakord nga katër palët më 22 korrik.

Ai pranoi se "djalli ishte në detaje", por tha se deri më tani nuk ishin shfaqur çështje të mëdha, raportoi Reuters. Griffiths tha se një aspekt që po negociohet janë koordinatat e sakta të kanaleve të sigurta të transportit.

"Ne shpresojmë ... që lëvizjet e para të anijeve të ndodhin brenda disa ditësh - shpresojmë nesër - jashtë atyre porteve," tha Griffiths.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat