Gjashtë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Bota

Gjashtë të vrarë nga bombardimet në Kharkiv

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2022 Në ora: 22:56
Foto ilustrim

Granatimet ruse në një lagje banimi në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës kanë vrarë gjashtë persona dhe plagosur 16, sipas një zyrtari lokal, përcjell Bota sot.

Guvernatori rajonal Oleh Synehubov tha se sulmi goditi distriktin Saltivka.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e dënoi sulmin, duke thënë: "Kjo është një goditje dinake dhe cinike ndaj civilëve pa justifikim, duke treguar pafuqinë e agresorit. Ne nuk mund të falim. Ne do të hakmerremi për të."

Pamjet e vendit të ngjarjes treguan shërbimet e urgjencës në një ndërtesë në zjarr të rrethuar nga mbeturinat.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat