Ushtari nga Azovstali flet për kohën sa ishte në burgun e rusëve: Na kanë rrahur me shufra, torturuar me elektroshok – na fusnin gjilpëra nën thonj

Bota

Ushtari nga Azovstali flet për kohën sa ishte në burgun e rusëve: Na kanë rrahur me shufra, torturuar me elektroshok – na fusnin gjilpëra nën thonj

Më: 2 tetor 2022 Në ora: 14:43
Mihailo Dianov

Kur marinsi ukrainas Mihailo Dianov u lirua nga burgu i rusëve, fotografia e tij shokoi botën.

Trupi i tij ishte pothuajse kockë dhe lëkurë, pas qëndrimit të tij në burg për katër muaj.

“Nuk kam mundur ta njoh nga fotografitë që janë shkrepur në Mariupol. Rrobat i qëndronin të varura, pasi kishte rënë shumë në peshë. Fytyra e tij e zbehur më ngjante e një burri të moshuar e jo e një 42-vjeçari”,tha Sally Lockwood, gazetare e Sky Neës.

“Në Azovstal kemi menduar që aty ishte fundi. Sikur të burgosurit e tjerë, vazhdimisht kam menduar për atë që nuk do të mbijetojmë. Çdo ditë kemi menduar për këtë. Për herë të parë filluam në fabrikën e çelikut Azovstal”, kujton Mihailo momentet e vështira.

Gjatë rrethimit të Mariupolit, kishte mbrojtur kompleksin e fabrikës së çelikut. Ka qenë pjesa e fundit e qyteti që i rezistoi më gjatë pushtimit. Është një prej 215 të burgosurve të liruar që ishin pjesë e shkëmbimit të burgosurve me rusët.

“Më besoni që pas një muaji pothuajse pa ushqim, kur mbyllni sytë, harroni për familjen, vendin dhe gjithçka tjetër. E gjitha për çfarë mendoni është ushqimi. I kemi pasur 30 sekonda që të hamë, e shumë prej nesh i kemi humbur dhëmbët gjatë luftimeve. Ka qenë e pamundur që gjatë atyre sekondave të hani. Për katër muaj, i humba 40 kilogramë”, shtoi ai.

“Qëllimisht na jepnin bukën aq të fortë, e ata që nuk kishin dhëmbë e kishin të pamundur të ushqehen. Kanë qenë 30 sekonda dhe je detyruar të ngrihesh nga tavolina dhe të vraposh. Janë sjellë ndaj nesh si me kafshët”, tha ndër tjera luftëtari ukrainas.

Reklama

Gjithçka ndodhi në burgun Olenivka në Donetsk, që është nën kontrollin e Rusisë, që Mihailo e quan kamp përqendrimi.

“Të burgosurit janë rrahur me shufra dhe janë torturuar me elektroshok”, shtoi Mihailo.

Madje përshkroi momentin kur i kanë hedhur në qeli pasi kanë ngrënë insekte që i gjenin në dysheme. Thotë se i kanë rrahur me shufra dhe torturuar me elektroshok si dhe u fusnin gjilpëra nën thonj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat