Kryeministri çek viziton Kievin

Bota

Kryeministri çek viziton Kievin

Më: 31 tetor 2022 Në ora: 15:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri çek Petr Fiala po viziton kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Kryeministri ndau një foto të tij duke shëtitur nëpër qytet, duke shtuar se ai ka takuar zyrtarë ukrainas përfshirë kryeministrin e vendit Denys Shmyhal dhe është duke "negociuar" me zyrtarët.

"Ukrainasit luftojnë jo vetëm për vendin e tyre, por për të gjithë Evropën. Mbështetja jonë duhet të vazhdojë," shtoi ai.

Zyrtarët e Kievit thonë se 80% e banorëve të qytetit janë pa ujë pas sulmeve të fundit ruse.

Republika Çeke ka mbështetur Ukrainën, duke mirëpritur refugjatët dhe duke ofruar ndihmë ushtarake, duke përfshirë dërgimin e tankeve dhe municioneve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat