Vendet e pasura duhet të nënshkruajnë një pakt me vendet e varfra për klimën ose “do të jemi të dënuar” – ky është paralajmërimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, përcjell Bota sot.
Duke folur përpara samitit të klimës COP27 në Egjipt, Guterres tha se vendet më të pasura duhet të ndihmojnë ekonomitë në zhvillim për të shpejtuar kalimin e tyre drejt energjisë së rinovueshme.
"COP27 duhet të jetë vendi për të mbyllur hendekun e ambicies, hendekun e besueshmërisë dhe hendekun e solidaritetit," tha ai.
Vendet e pasura kanë emetuar më shumë se pjesa e tyre e dioksidit të karbonit që kap nxehtësinë nga djegia e qymyrit, naftës dhe gazit natyror.