Frika nga kërcënimet ruse, Britania do të ndërtojë 5 fregata

Bota

Frika nga kërcënimet ruse, Britania do të ndërtojë 5 fregata

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Kryeministri Rishi Sunak ka njoftuar planin prej 4.2 miliardë paund për të ndërtuar pesë fregata, ndërsa vendi po forcon sigurinë e tij përballë kërcënimeve në rritje nga Moska, sipas skynews.

Sunak njoftoi se prodhuesit BAE Systems do të ndërtonin 5  fregata të tjera 26 për Marinën Mbretërore, ndërsa 3 janë ende në ndërtim. Megjithatë, kryeminsitri ka refuzuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 3% deri në vitin 2030.

Njoftimi vjen pas sulmeve në tubacionet e gazit Nord Stream, për të cilat është fajësuar Kremlini. Ato do të quhen HMS Birmingham, HMS Sheffield, HMS Neëcastle, HMS Edinburgh dhe HMS London.

“Veprimet e Rusisë na kanë rrezikuar të gjithëve”, tha kryeministri. “Ndërsa i japim popullit ukrainas mbështetjen që i nevojitet, ne po shfrytëzojmë gjithashtu mundësinë për të mbrojtur veten dhe aleatët tanë.

“Kjo përfshin ndërtimin e gjeneratës së ardhshme të luftanijeve britanike.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat