Rusia ka nisur sulme të reja raketore në Ukrainë, duke goditur të paktën një objektiv të infrastrukturës kritike në Kiev me shpërthime të dëgjuara në të gjithë kryeqytetin.
Një alarm për sulm ajror është lëshuar në të gjithë vendin. Mediat ukrainase raportuan se sistemet e mbrojtjes ajrore janë në veprim në disa pjesë të vendit.
Vitaliy Kim, guvernatori i rajonit jugor të Mykolaiv, tha se forcat ruse kishin lëshuar pesë raketa në rajon.
Shpërthime janë raportuar edhe në Lviv.