Lavrov: Të shmanget “përplasja mes fuqive bërthamore”

Bota

Lavrov: Të shmanget “përplasja mes fuqive bërthamore”

Nga: A.SH Më: 30 nëntor 2022 Në ora: 16:38
Sergei Lavrov

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov thotë se është jetike të shmanget çdo konfrontim ushtarak midis fuqive bërthamore, edhe nëse ai përfshin vetëm armë konvencionale, njoftoi agjencia e lajmeve TASS.

Lavrov tha gjithashtu se Perëndimi po e shtynte Ukrainën të vazhdojë të luftojë kundër Rusisë, përcjell Bota sot.

“Është e nevojshme të shmanget çdo përplasje ushtarake midis fuqive bërthamore, qoftë edhe me përdorimin e armëve konvencionale. Përshkallëzimi mund të bëhet i pakontrollueshëm”, tha Lavrov.

Presidenti rus Vladimir Putin ka lëshuar një seri kërcënimesh bërthamore gjatë luftës në Ukrainë.

Megjithatë, disa zyrtarë të lartë kanë mohuar vazhdimisht planet e Moskës për të përdorur armë bërthamore në Ukrainë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat