Sekretari Mbrojtjes: Tanket e Britanisë do të mbërrijnë para verës në Ukrainë

Bota

Sekretari Mbrojtjes: Tanket e Britanisë do të mbërrijnë para verës në Ukrainë

Më: 30 janar 2023 Në ora: 18:20
Foto ilustrim

Tanket e dhuruara nga Britania e Madhe do të zbarkojnë në vijën e frontit të luftës në Ukrainë para verës, deklaroi Sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace. 

“Do të mbërrijnë para verës, ose në muajin maj ose në kohën e Pashkëve”- tha Sekretari britanik i Mbrojtjes.

Ai tha se për shkaqe sigurie nuk mund të tregojë se kur do të trajnohen forcat ukrainase për të përdorur tanket.

Javën e kaluar, Mbretëria e Bashkuar tha se plani i saj ishte që tanket të mbërrinin në Ukrainë deri në fund të marsit.

Qeveria britanike ka rënë dakord javën e shkuar të dërgojë 14 tanke ‘Challenger 2’ në Ukrainë për të ndihmuar Kievin të luftojë forcat ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat