Netanyahu i hapur për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Bota

Netanyahu i hapur për ofrimin e ndihmës ushtarake për Ukrainën

Më: 2 shkurt 2023 Në ora: 08:54
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu. Fotografi ilustruese nga arkivi.

Izraeli nuk e refuzon dërgimin e ndihmës ushtarake në Ukrainë, tha kryeministri Benjamin Netanyahu, më 1 shkurt, në një intervistë për CNN.

Netanyahu tha se "padyshim është duke e konsideruar " ofrimin e mbështetjes ushtarake për Kievin.

Ai tha se Izraeli është i gatshëm të dërgojë në Ukrainë sistemin e mbrojtjes kundër raketave, Iron Dome.

Netanyahu - i cili u rikthye në pushtet në shtator të vitit të kaluar - tha gjithashtu se ai do të ishte i gatshëm të vepronte si ndërmjetës në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës, nëse të dyja palët dhe Shtetet e Bashkuara bien dakord.

Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës.

Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra.

Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat