Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat

Bota

Putin dhe Erdogan bisedojnë për marrëveshjen për drithërat

Më: 25 mars 2023 Në ora: 16:03
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, dhe ai rus, Vladimir Putin. Fotografi nga arkivi.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan, tha Kremlini më 25 mars.

Erdogan e ka falënderuar Putinin “për qasjen pozitive” sa i përket zgjatjes së marrëveshjes për eksportet e drithërave nga portet e Detit të Zi. Sipas Kremlinit, lideri turk tha se e “kupton pozicionin parimor të palës ruse për të arritur zbatimin e plotë të pjesës së dytë të marrëveshjes, heqjes së barrierave për produktet e agrikulturës së Rusisë”.

Rusia në fillim të javës vendosi disa kushte për t’u pajtuar për zgjatjen e mëtejme të marrëveshjes së eksporteve të drithërave dhe Putin tha se do të dërgojë drithëra falas për shtetet afrikane, nëse këto kushte nuk plotësohen.

Kjo është hera e dytë që vazhdohet marrëveshja, që Ukraina dhe Rusia e kanë nënshkruar në korrik të vitit të kaluar. Marrëveshja fillimisht u arrit me ndërmjetësimin e Kombeve të Bashkuara dhe Turqisë.

Rusia dhe Ukraina, që janë përfshirë në luftë, janë eksportuese globale të grurit dhe nënprodukteve të tij, dhe shumë shtete të botës varen prej tyre./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat