Parlamenti hungarez miraton ofertën e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n

Bota

Parlamenti hungarez miraton ofertën e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n

Nga: A.SH Më: 27 mars 2023 Në ora: 18:44
Foto ilustrim

Parlamenti i Hungarisë ka miratuar një projekt-ligj për të lejuar Finlandën të bashkohet me NATO-n, duke e sjellë vendin nordik një hap më pranë anëtarësimit të plotë të aleancës ushtarake perëndimore, përcjell Bota sot.

Ligjvënësit hungarezë votuan 182 pro dhe vetëm gjashtë kundër, pa asnjë abstenim, duke i dhënë fund zvarritjes disamujore nga partia në pushtet Fidesz për këtë çështje.

Me miratimin e Hungarisë, Turqia është tani e vetmja nga 30 anëtarët e NATO-s që nuk e ka ratifikuar pranimin e Finlandës.

Projektligji për anëtarësimin e Suedisë në NATO mbetet i bllokuar në parlamentin hungarez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat