Aeroplani luftarak i ushtrisë së Putinit rrëzohet në Murmansk

Bota

Aeroplani luftarak i ushtrisë së Putinit rrëzohet në Murmansk

Më: 26 prill 2023 Në ora: 17:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Mediat ruse raportojnë se një aeroplan ushtarak është rrëzuar në Murmansk në Rusi.

Aeroplani është rrëzuar në një liqen, kurse pilotët thuhet se kanë arritur të katapultohen.

Një video amatore shfaq aeroplanin ushtarak të përfshirë nga zjarri, i cili humbte lartësinë dhe binte me shpejtësi të madhe.

Deri më tani nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit, por rrëzimet e fluturakeve ruse që nga fillimi i luftës në Ukrainë janë bërë të shpeshta.

Janë raportuar dhjetëra raste nga shkurti i vitit të kaluar, që sipas ekspertëve të sigurisë tregon se Rusia ka pajisje të vjetërsuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat