Peshkimi shkakton përçarje të re në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Bota

Peshkimi shkakton përçarje të re në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Më: 24 maj 2023 Në ora: 00:18
Foto ilustrim

Flota e peshkimit e Kinës po shfaqet tani si një fokus i ri gjeopolitik i tensioneve midis Uashingtonit dhe Pekinit, vëren në një artikull Financial Times.

Industria kineze e peshkimit është deri tani më e madhja në botë, për sa i përket vëllimit të kapjes së saj, ashtu edhe madhësisë së flotës kineze, e cila vlerësohet të numërojë rreth 10,000 anije në det të hapur.

Organizatat mjedisore dhe të të drejtave të njeriut kanë drejtuar herë pas here kritikat kundër industrisë kineze të peshkimit, të cilën e kanë akuzuar për kapjen e specieve të mbrojtura/kërcënuar dhe shkeljen e të drejtave të njeriut.

Megjithatë, gjatë vitit të kaluar, lufta kundër peshkimit të pretenduar të paligjshëm dhe të parregulluar kinez është bërë një shtyllë e politikës së Joe Biden të administratës amerikane në rajonin Indo-Paqësor, që synon frenimin e peshkimit të dyshuar kinez.

Në këtë kontekst, SHBA, Japonia, Australia dhe India shpallën vitin e kaluar një nismë të përbashkët për të zbuluar në mënyrë më efektive (nëpërmjet satelitëve) incidentet e paligjshme të peshkimit në Paqësor me qëllimin përfundimtar kufizimin dhe eliminimin e tyre.

Dhjetorin e kaluar, SHBA vendosi sanksione ndaj dy kompanive të mëdha kineze të peshkimit (Dalian Ocean Fishing Company, Pingtan Marine Enterprise), ndërkohë që Roja Bregdetare e Shteteve të Bashkuara po forcon njëkohësisht bashkëpunimin e saj me forcat e vendeve të tjera në Paqësor.

Ndërsa marrëdhëniet SHBA-Kinë janë zhytur në pikën më të ulët në dekada, peshkimi po bëhet një pikë gjithnjë e më akute tensioni midis dy superfuqive ushtarake, shkruan Edward White në FT.

Për Uashingtonin, çështja e peshkimit të paligjshëm dhe të parregulluar kinez është një e ashtuquajtur  “çështje e sigurisë kombëtare”.

Nga njëra anë, ka çështje të mbrojtjes së qëndrueshmërisë së rezervave të peshkut, mbrojtjes së mjedisit detar dhe kufizimit të konkurrencës së pandershme.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ajo që shqetëson Uashingtonin për anijet kineze të peshkimit është përdorimi i tyre i dyfishtë pasi ato jo vetëm që shërbejnë për qëllime tregtare/peshkimi, por gjithashtu funksionojnë si një “roje bregdetare” ose forcë detare alternative që mbështet forcat detare zyrtare kineze në misionet e tyre. dhe “konsolidon” praninë kineze në zonat detare të diskutueshme.

Nga ana e tij, Pekini i cili mbështet industrinë e tij të peshkimit me subvencione bujare i hedh poshtë akuzat si të pavërteta ose keqdashëse.

Duke shkuar në kundërsulm, Ministria e Punëve të Jashtme kineze akuzon SHBA-në se ka dërguar anijet e veta të peshkimit në zona jashtë kufijve të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat