Ukraina akuzon Rusinë për shpërthimin e digës në Kherson

Bota

Ukraina akuzon Rusinë për shpërthimin e digës në Kherson

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 09:20
Ushtarë rusë në Nova Kahovka para hidrocentralitFotografi: AP/dpa/picture alliance

Diga e rëndësishme Kahovka në Ukrainë duket se është shkatërruar. Ukraina dhe Rusia fajësojnë njëra-tjetrën për shkatërrimin e saj. Ukraina filloi me evakuimin e banorëve për shkak të vërshimit të ujërave.

Në Kherson, atë zonë jugore ukrainase të pushtuar nga rusët, sipas të dhënave të palëve në luftime, është dëmtuar rëndë një digë në afërsi të frontit. Kievi dhe Moska kanë bërë njëra-tjetrën përgjegjëse për incidentin me pasoja potencialisht të rënda. Komandoja ukrainase e frontit Jug, bëri të ditur, se pushtuesit rusë e kanë hedhur në erë vetë digën në qytetin Nova Kahovka. Guvernatori ushtarak i zonës, Oleksander Prokudin paralajmëroi, se brenda 5 orësh niveli i ujit arrin një nivel kritik. Autoritetet ukrainase kanë paralajmëruar banorët dhe filluan evakuimet. "Përmasat e shkatërrimit, shpejtësia dhe masat e ujit si edhe zonat e mundshme të përmbytjes po verifikohen për momentin", tha Prokudin. Një media ukrainase, "Kiev Indipendent" publikoi në twitter pamje nga diga e shkatërruar dhe vërshime ujërash.

Ukraina - akt terrori i Rusisë

Image
Hidrocentrali KahovkaFotografi: AP/dpa/picture alliance

Kreu i administratës rajonale ushtarake ukrainase në Kherson, Prokudin në një video të publikuar në Telegram, tha se Rusia ka kryer një akt tjetër terrori. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thirri menjëherë një takim krize të Këshillit Kombëtar të Sigurisë, bëri të ditur, sekretari i këtij Këshilli, Oleksij Danilov. "Terroristët rusë", shkroi Zelensky në Telegram. "Shkatërrimi i digës së hidrocentralit Kahovka i tregon botës, se ata duhet të largohen nga çdo cep i Ukrainës."

Rusia mohon përgjegjësinë

Pushtuesit rusë nga ana tjetër bënë përgjegjëse goditjet nga Ukraina për dëmtimet në digën Kahovka. "Niveli i ujit është rritur", tha kryetari i bashkisë i vendosur nga Moska në Nova Kahovka, Vladimir Leontjev për agjencitë shtetërore ruse, por deri tani nuk ka nevojë për evakuimin i civilëve.

Të dhënat nga të dyja palët nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Që në tetorin e kaluar presidenti Zelensky kishte akuzuar Rusinë, se e ka minuar digën dhe kishte paralajmëruar nga shpërthimi i saj. "Nëse ata e bëjnë këtë do të ketë një katastrofë", tha Zelensky në tetor. Pas sulmit në Ukrainë, Rusia mban të pushtuar rajonin Kherson. Vjeshtën e kaluar, ushtria ukrainase ia doli të çlirojë një pjesë të rajonit, mes tyre edhe kryeqytetin me të njëjtin emër të rajonit, Kherson. Qytetet në jug të Dnjipros mbetën nën kontrollin rus, po ashtu edhe qyteti ku ndodhet diga, Nova Kahovka./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat