Nëntë të lënduar dhe disa të vrarë në sulmet e fundit ajrore

Bota

Nëntë të lënduar dhe disa të vrarë në sulmet e fundit ajrore

Nga: A.SH Më: 20 korrik 2023 Në ora: 06:11
Foto ilustrim

Të paktën nëntë persona janë lënduar dhe disa janë vrarë në sulmet ajrore ruse në qytetin port të Mykolaiv, thonë zyrtarët, përcjell Bota sot.

Viktimat u raportuan pasi një ndërtesë banimi trekatëshe u godit në qendër të qytetit, shkroi guvernatori rajonal Vitaliy Kim në Telegram.

Ndërkohë në Odesa, gjithashtu në bregdetin jugor të Ukrainës, dy persona janë dërguar në spital pas një sulmi ajror atje.

Një tjetër bombë u raportua jashtë qytetit, tha zyrtari Serhiy Bratchuk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat