Shpërthen vullkani Etna

Bota

Shpërthen vullkani Etna

Më: 14 gusht 2023 Në ora: 18:03
Foto ilustrim

Ka shpërthyer vullkani Etna, duke sjell kështu anulimin e të gjitha fluturimeve në Catania të Sicilisë.

Si pasojë edhe shpejtësia maksimale, ra në 30km/h.

Kjo pasi llava rrodhi në anën juglindore të vullkanit, hiri pushtoi pistën e avionit dhe rrugët e qytetit.

Fluturimet e planifikuara për ditën, 68 mbërritje dhe 57 nisje, u devijuan kryesisht në Comiso ose Trapani, shkruan euronews, përcjell klankosova.tv.

Kryetari i bashkisë, Enrico Trantino, vendosi menjëherë ndalimin e të gjitha mjeteve të transportit me dy rrota, veçanërisht biçikletave dhe motoçikletave, për arsye sigurie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat