ShBA 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Bota

ShBA 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 22:17
Foto nga takimi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ka ndarë 100 milionë dollarë ndihmë për Ukrainën.

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken, tha se kjo ndihmë përfshijnë armë dhe pajisje tjera.

Me anë të një njoftimi Washingtoni zyrtar tha se paketa përfshihen Sisteme Raketore të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS) dhe municione shtesë.

“Kjo paketë do të ndihmojë që të përmbushen nevojat e menjëhershme në fushëbetejë të Ukrainës, përderisa shteti lufton për të rimarrë territorin e tij sovran”, tha Blinken.

“Êshtë kritike që Kongresi amerikan të ndërmarrë hapa për të miratuar kërkesën e presidentit Joe Biden, për financim shtesë për Ukrainën”, shtoi ai.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, arriti në Kiev më 20 nëntor në një vizitë të paparalajmëruar.

Vizita kishte për synim të tregonte mbështetjen për Ukrainën mes shqetësimeve “për lodhje nga lufta” të aleatëve perëndimorë të Ukrainës, veçmas të SHBA-së, që është shteti që ofron ndihmën më të madhe ushtarake dhe financiare për Ukrainën.

Washingtoni njoftoi për paketën e re të ndihmës me armë dhe pajisje për Ukrainën. Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, dhe ai i Mbrojtjes, Lloyd Austin, i thanë presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, se SHBA-ja do t’i ofrojë mbështetje afatgjatë Ukrainës, teksa ky shtet po vazhdon të luftojë kundër trupave ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat