Stuhia e fuqishme godet Australinë, humbin jetën dhjetë persona – 80 mijë familje mbesin pa energji elektrike

Bota

Stuhia e fuqishme godet Australinë, humbin jetën dhjetë persona – 80 mijë familje mbesin pa energji elektrike

Më: 27 dhjetor 2023 Në ora: 15:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Në stuhinë që goditi bregun lindor të Australisë, dhjetë persona humbën jetën, përfshirë një fëmijë, dhe më shumë se 80 mijë familje mbetën pa energji elektrike.

Kjo është bërë e ditur sot nga autoritetet australiane. Njerëz kanë vdekur në shtetet federale të Queensland dhe Victoria, të cilat janë prekur që nga e hëna nga stuhitë që shkaktuan erëra të forta që shkulën pemët.

Një varkë me 11 persona u përmbys në afërsi të Brisbane, kur tre burra u mbytën, njoftoi policia, e cila sot pas atij aksidenti gjeti trupin e tretë të pajetë.

Mësohet se tetë persona nga ajo anije janë transferuar në spital.

“24 orët e fundit ishin tragjike për shkak të kushteve të motit”, u tha gazetarëve Katarina Carroll, shefe e policisë në Queensland.

Në Gympie, në lindje të vendit, dy gra vdiqën në uji.

“Zona e Queensland është ende në rrezik nga stuhitë e rrezikshme dhe përmbytjet që mund të jenë vdekjeprurëse, si dhe nga breshri i fortë dhe erërat e dëmshme”, paralajmëroi shërbimi meteorologjik australian.

Kompania rajonale e energjisë “Energeks” bëri të ditur se mbi 80 shtëpi janë ende pa energji elektrike, pasi dje njoftoi se 120 mijë përdorues janë prekur nga ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike.

Kompania deklaroi në rrjetet sociale se stuhia shkatërroi edhe disa shtylla betoni të tensionit të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat