Blinken flet me Kulebën, nënvizon mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin e Ukrainës

Bota

Blinken flet me Kulebën, nënvizon mbështetjen e ShBA-së për sovranitetin e Ukrainës

Më: 16 mars 2024 Në ora: 16:53
Foto nga takimi

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka biseduar me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleban.

Bëhet e ditur se gjatë bisedës, Blinken ka nënvizuare mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

“Theksova nevojën që Dhoma e Përfaqësuesve të miratojë me shpejtësi shtesën e sigurisë kombëtare”, tha Blinken.

Më shumë ndihmë ndaj Ukrainës kanë premtuar edhe Gjermania e Franca, ku kancelari Olaf Scholz dhe presidenti Emmanuel Macron, thanë se do të blejnë më shumë armatim në të gjithë tregun botëror për Ukrainën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat