Pesë të vdekur pasi dallgët e mëdha goditën brigjet e Australisë

Bota

Pesë të vdekur pasi dallgët e mëdha goditën brigjet e Australisë

Më: 19 prill 2025 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Pesë persona kanë vdekur pasi dallgët e mëdha goditën disa pjesë të Australisë në fillim të fundjavës së Pashkëve. Dy të tjerë janë zhdukur në brigjet e shteteve të Uellsit të Ri Jugor dhe Viktorias.

Të shtunën trupi i një burri u gjet në ujë pranë Tathra në Uellsin e Ri Jugor. Kjo erdhi një ditë pasi një peshkatar 58-vjeçar dhe dy burra të tjerë u gjetën të vdekur në incidente të veçanta në shtet.

Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për një burrë që u la në ujë pranë Sidneit. Gjithashtu të premten, një grua u mbyt dhe një burrë është zhdukur pasi grupi i tyre u përfshi në det në San Remo në Victoria.

“Njëra nga gratë arriti të kthehej në breg, por gruaja tjetër dhe burri nuk mundën,” tha policia e Victoria.

Drejtuesja e Victoria, Jacinta Allan, tha se këto zhvillime shënuan një “fillim të tmerrshëm” të fundjavës së Pashkëve, shkruan BBC.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat