Diplomati më i lartë i SHBA-së, Marco Rubio tha për NBC News se “ne nuk mund të vazhdojmë t’i kushtojmë kohë dhe burime kësaj përpjekjeje nëse ajo (paqja) nuk do të arrihet”.
Ai tha se një marrëveshje duhet të arrihet së shpejti.
“Java e fundit ka qenë me të vërtetë për të kuptuar se sa afër janë këto palë dhe a janë ato mjaft afër që kjo të meritojë një investim të vazhdueshëm të kohës sonë si ndërmjetës.”
Rubio nuk tha se sa gjatë administrata Trump është e gatshme të presë për një përparim.