Shpërthen vullkani Etna

Bota

Shpërthen vullkani Etna

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 13:02
Foto ilustrim

Vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, Etna në Siçili, shpërtheu fuqishëm sot, duke nxjerrë një shtyllë të madhe tymi dhe hiri në qiellin italian.

Pamjet e ndara në rrjetet sociale treguan turistë që vraponin për të shpëtuar nga shpërthimi, ndërsa një re e dendur tymi ngrihej mbi ta.

Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë raportoi se vullkani po përjetonte shpërthime stromboliane të forta dhe pothuajse të pandërprera, me intensitet në rritje.

Para shpërthimit, u regjistruan dridhje vullkanike që filluan rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar dhe arritën kulmin pak para orës 01:00 të mëngjesit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat