Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Bota

Bill Gates do të dhurojë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 21:18
Bill Gates

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, thotë se pjesa më e madhe e pasurisë së tij prej 200 miliardë dollarësh do të shpenzohet për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe arsimore në Afrikë gjatë 20 viteve të ardhshme.

69-vjeçari tha se “duke çliruar potencialin njerëzor përmes shëndetit dhe arsimit, çdo vend në Afrikë duhet të jetë në rrugën e prosperitetit”.

Duke folur në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa, ai u bëri thirrje inovatorëve të rinj të Afrikës të mendojnë se si të ndërtojnë Inteligjencën Artificiale (IA) për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në kontinent.

Gates njoftoi muajin e kaluar se do të dhuronte 99% të pasurisë së tij të madhe deri në vitin 2045, kur fondacioni i tij planifikonte të përfundonte operacionet e tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat