Uashington, 29 shtator 2025 – Në një ceremoni solemne në Departamentin e Shtetit të SHBA-së në Uashington, D.C., Kimbery Guilfoyle u betua zyrtarisht si Ambasadorja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara pranë Republikës Greke. Kjo shënon një moment historik, pasi ajo bëhet gruaja e parë që mban këtë pozicion në histori, në ambasadën e SHBA në Athinë.
Ceremonia u zhvillua në prani të zyrtarëve të lartë, duke përfshirë Zëvendës Sekretarin e Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Michael Rigos, Këshilltarin e Lartë të Teknologjisë në Shtëpinë e Bardhë, Michael Kratsios, si dhe presidentin e organizatës “Grekët për Trump”, Christos Marafatsos.
Djali i Guilfoyles mbajti Biblën gjatë betimit, duke shtuar një prekje personale në ambientin zyrtar.
Guilfoyle, një avokate e njohur, ish-moderatore televizive në Fox News dhe strategjiste politike e ngushtë me Presidentin Donald J. Trump, u konfirmua nga Senati amerikan më 19 shtator 2025. Në një deklaratë pas betimit, ajo theksoi: “Është nderi i jetës sime të shërbej si Ambasadorja e parë femër e Shteteve të Bashkuara në Republikën Hellinike. Greqia është vendlindja e demokracisë, lirisë dhe sundimit të ligjit ideale që kanë frymëzuar themeluesit tanë amerikanë dhe vazhdojnë të bëjnë Amerikën kombimin më të madh në Tokë.”
Si Ambasadore, Guilfoyle premtoi të punojë ngushtë me aleatët grekë për të avancuar paqen, prosperitetin dhe sigurinë në Detin Lindor të Mesdheut. Ajo do të jetë një përfaqësuese e fortë e interesave amerikane dhe një mike e palëkundur e Greqisë dhe popullit grek. Ardhja e saj në Athinë pritet në mes të tetorit, ku do të marrë detyrën si shefe e misionit diplomatik amerikan në Greqi.
Ky emërim vjen në një periudhë të rëndësishme për marrëdhëniet SHBA-Greqi, ku bashkëpunimi në fusha si mbrojtja, tregtia dhe inovacioni ekonomike është prioritet. Guilfoyle, e cila ka lidhje të forta me komunitetin greko-amerikan, u prezantua në seancën e dëgjimit senatorial nga Senatori Bill Hagerty, i cili e cilësoi atë si “kandidate ideale për të përfaqësuar SHBA-në në Greqi”.
Megjithse Tirana dhe Prishtina mbeten ende pa ambasador, administrata Trump, me këtë hap duket se po forcon praninë diplomatike në Evropën Juglindore, duke theksuar rolin e Greqisë si shtyllë e NATO-s dhe partnere strategjike.
Ambasadorja e re, në Athinë tha Senatori Bill Hagerty premton një kapitull të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve.