​Liderët botërorë pozojnë për foto familjare në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Bota

​Liderët botërorë pozojnë për foto familjare në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel

Më: 3 dhjetor 2025 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan sot pozoi për një foto familjare në takimin e ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel.

Më herët gjatë ditës, Fidan u takua me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në margjinat e takimit në selinë e aleancës në Bruksel, raporton Anadollu, përcjell KosovaPress.

Burime diplomatike turke thanë se Fidan dhe Rutte diskutuan përpjekjet për t'i dhënë fund luftës midis Ukrainës dhe Rusisë, si dhe çështje të sigurisë në Detin e Zi.

Përgatitjet për samitin e NATO-s që do të mbahet në Ankara në korrik 2026 dhe kontributet e industrisë turke të mbrojtjes për anëtarët ishin gjithashtu në agjendë.

Samiti i ardhshëm i NATO-s do të zhvillohet në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, më 7-8 korrik 2026.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat