”Forbes”: Ursula von der Leyen gruaja më e fuqishme e botës

Bota

”Forbes”: Ursula von der Leyen gruaja më e fuqishme e botës

Më: 11 dhjetor 2025 Në ora: 15:20
Presidentja e Komisionit Evropiam, Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropiam, Ursula von der Leyen është gruaja më e fuqishme e botës për vitin 2025, sipas revistës prestigjioze ”Forbes”.

Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde u rendit e dyta.

Në vendin e tretë ndodhet kryeministrja japoneze, Sanae Takaichi.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni është gruaja e katërt më e fuqishme në botë për vitin 2025

Presidentja meksikane, Claudia Sheinbaum renditet e pesta.

Figura të shumta politike shfaqen në listë.

Drejtoresha Menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, është e 17-ta, ministrja indiane e Financave, Nirmala Sitharaman, është e 24-ta dhe kancelarja e Thesarit e Mbretërisë së Bashkuar, Rachel Reeves, është e 39-ta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat