Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”

Bota

Trump thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por s’e di nëse aleatët do t’ia “kthejnë favorin”

Më: 21 janar 2026 Në ora: 15:46
Takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër, ku presidenti amerikan, Donald Trump, po mban fjalim.

Trump tani e kthen vëmendjen te lufta në Ukrainë, duke thënë se NATO-ja do të ndihmojë për ta ndalur atë.

“Duhet ta ndalojnë atë luftë, sepse po vdesin shumë njerëz, po vdesin pa nevojë”, thotë ai, duke shtuar se presidenti rus Vladimir Putini dhe ai ukrainas Volodymyr Zelensky duan të arrijnë marrëveshje.

Trump thotë se SHBA-ja do t’i ndihmojë Evropën dhe NATO-n në këtë drejtim dhe se e vetmja gjë që ai po kërkon është “një copë akulli”, duke iu referuar Grenlandës.

Ai e quan këtë kërkesë të vogël krahasuar me atë që SHBA-ja i ka dhënë NATO-s. / REL

Ai thotë se SHBA do të jetë 100% përkrah NATO-s, por nuk është i sigurt nëse aleatët do t’ia kthejnë favorin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat