Merz: Është hapur një hendek mes SHBA-së dhe Evropës

Bota

Merz: Është hapur një hendek mes SHBA-së dhe Evropës

Më: 13 shkurt 2026 Në ora: 22:38
Friedrich Merz

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka folur për ndryshimin e marrëdhënieve mes SHBA-së dhe Evropës.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai thotë se nuk i pranon thirrjet se Evropa duhet të heqë dorë nga SHBA-ja si partner, shkruan skynews.

Megjithatë, një hendek është hapur mes Evropës dhe SHBA-së, dhe zv/presidenti amerikan JD Vance kishte të drejtë kur e tha këtë në konferencë një vit më parë, thotë Merz.

Vance kritikoi ashpër Britaninë e Madhe dhe Evropën për “rrëshqitje mbrapa” në çështjen e lirisë së fjalës dhe demokracisë në një fjalim në konferencë vitin e kaluar.

Merz insiston se Evropa dëshiron të ndërtojë një partneritet të ri transatlantik dhe është më e fortë së bashku me SHBA-në, pasi edhe Uashingtoni nuk është aq i fuqishëm sa të veprojë vetëm.

Merz: BE-ja e ka zvarritur procesin e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor

“Ne nuk po e bëjmë këtë duke e përjashtuar NATO-n. Po e bëjmë duke ndërtuar një shtyllë evropiane të fortë dhe të pavarur brenda aleancës”, thotë ai.

Ndryshe, Merz ka folur edhe rreth zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat