Mediat iraniane: 13 viktima pas një sulmi ajror në Teheran

Bota

Mediat iraniane: 13 viktima pas një sulmi ajror në Teheran

Më: 6 prill 2026 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Të paktën 13 persona kanë humbur jetën pas një sulmi të raportuar në Qaleh Mir, në Qarkun Baharestan, një zonë me popullsi të dendur në Provincën e Teheran.

Sipas agjencisë iraniane Fars News Agency, e cila është cituar nga mediat ndërkombëtare, forcat e Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli bombarduan dy njësi banimi.

Duke shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha materiale.

Guvernatori i Baharestanit bëri të ditur se operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë ende, ndërsa ekipet janë duke punuar për pastrimin e rrënojave dhe për të gjetur persona të mundshëm të bllokuar nën to.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat