Një tërmet i fortë godet Ishujt Vanuatu

Bota

Një tërmet i fortë godet Ishujt Vanuatu

Më: 16 gusht 2026 Në ora: 10:03
Fotoilustrim

Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur Ishujt Vanuatu, ndërsa nuk ka pasur raportime të menjëhershme për viktima apo dëme në infrastrukturë, transmeton Anadolu.

Sipas Qendrës Gjermane për Kërkime Gjeoshkencore (GFZ), tërmeti ndodhi në një thellësi prej 155.1 kilometrash.

Nuk u lëshua paralajmërim për cunami.

Epiqendra e tërmetit fillimisht u përcaktua në koordinatat 14.52 gradë gjerësi jugore dhe 167.23 gradë gjatësi lindore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat