Presidenti amerikan Donald Trump ka shkruar në rrjetin e tij Truth Social para takimit me liderin kinez Xi Jinping, duke thënë se inteligjenca artificiale do të jetë “temë e rëndësishme diskutimi”.
“Një ditë e madhe me presidentin Xi të Kinës. Super Inteligjenca (SI) do të jetë temë e rëndësishme diskutimi, por dua ta lë pikërisht aty ku është. Ky është edhe qëndrimi i Kinës. Gardhi ynë mbrojtës është Departamenti i Drejtësisë!”, shkroi ai.
Gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fillim të kësaj jave, Trump kishte thënë se dëshiron ta riemërtojë AI-në si “super inteligjencë”, pasi përdorimi i termit inteligjencë artificiale e bën teknologjinë të “tingëllojë e rreme”.
Trump ka argumentuar më herët se SHBA-ja duhet të dalë fituese në garën për zhvillimin e AI-së, duke thënë në fillim të këtij muaji: “Kushdo që fiton AI-në, fiton”.
Ai gjithashtu ka bërë të qartë se është kundër vendosjes së rregulloreve të reja, shkruan BBC.