Çmimi i arit shënoi rritje të lehtë të premten, i mbështetur nga dobësimi i dollarit amerikan, përcjell KosovaPress.
Sipas The Wall Street Journal, kontratat e së ardhmes për arin në Nju-Jork e mbyllën tregtimin me rritje prej 0.3%, në 4,159.50 dollarë për ons.
Gjatë tregtimit të mëhershëm, Barron’s raportoi rritje prej 0.7%, në 4,200.80 dollarë. Analistët e Saxo Bank e lidhën këtë lëvizje me dollarin më të dobët, uljen e yield-eve të obligacioneve dhe luhatjet në tregjet e aksioneve, veçanërisht në sektorin teknologjik.
Megjithatë, pritjet për shtrëngim të mëtejshëm të politikës monetare amerikane mbeten rrezik për arin. Sipas vlerësimeve të cituara nga The Wall Street Journal, çmimet e larta të naftës vazhdojnë të ushqejnë presionet inflacioniste.