Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Shoqata e Naftarëve falënderon Qeverinë

Ekonomi

Kthimi i kontrollit të naftës në Doganë, Shoqata e Naftarëve falënderon Qeverinë

Më: 7 maj 2021 Në ora: 23:12
Foto ilustrim

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari sot mori vendim që kontrolli i cilësisë naftës të rikthehet në doganë.

Këtë vendim e ka mirëpritur kryetari i Shoqatës së Naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai tha: “Falenderoj ministren Rozeta Hajdari për kthimin e kontrollit të cilësisë së naftës në doganë”.

Shoqata e Naftarëve kishte kohë që po e kërkonte këtë gjë nga qeveritë e kaluara dhe kishte bërë përpjekje të shumta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat