Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari ka ndarë një mesazh lidhur me angazhimin për zhvillimin ekonomik, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve të reja, mundësive për bizneset dhe mbështetjes së prodhimit vendor.
Ajo ka shkruar se çdo javë shënon një hap drejt një ekonomie më të fortë dhe më konkurruese.
“Partneritete e mundësi të reja dhe më shumë hapësirë për prodhimin vendor”, ka theksuar Kusari.
Në fund, ministrja ka uruar qytetarët për një të diel të mbarë, duke nënvizuar se ritmi i punës vazhdon.