​Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Ekonomi

​Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në tri objekte ndërtimi në Prizren

Më: 5 nëntor 2026 Në ora: 17:22
​Inspektorati Qendror i Punës

Inspektorati Qendror i Punës ka marrë vendim për ndalimin e përkohshëm të punimeve në tri objekte ndërtimi në komunën e Prizrenit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas njoftimit të Inspektoratit, punimet në këto objekte do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë.

“Punimet do të mbeten të ndaluara deri në eliminimin e parregullsive dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim.

Inspektorati Qendror i Punës u ka bërë thirrje të gjithë punëdhënësve që të respektojnë legjislacionin në fuqi dhe të garantojnë sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat