​“A nuk e meritojnë ngritjen e pagave”, Sindikata e KEK-ut publikon pamje të punëtorëve në shi e të ftohtë

Ekonomi

​“A nuk e meritojnë ngritjen e pagave”, Sindikata e KEK-ut publikon pamje të punëtorëve në shi e të ftohtë

Më: 14 nëntor 2026 Në ora: 19:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Sindikata e Re e KEK-ut ka publikuar pamje të punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës duke punuar në kushte të motit të ftohtë dhe me shi.

Me këtë rast, sindikata shpreh mirënjohje dhe respekt për punëtorët që punojnë në kushte të tilla për të mos e lënë vendin në terr.

“Ata kontribuojnë për Kosovën, kush kontribuon për dinjitetin e tyre? Mirënjohje dhe respekt për këta punëtorë që edhe në këto kushte të vështira punojnë me përkushtim dhe kontribuojnë për prodhimin e energjisë në vendin tonë. Por tani shtrohet pyetja: A nuk e meritojnë këta punëtorë ngritjen e pagave dhe pagën e 13-të? Vlerësojeni punën e tyre, sepse pa këta punëtorë nuk ka energji!

Kujtojmë, Sindikata e Re e KEK-ut ka paralajmëruar protestën e radhës më datë 19 nëntor, përpara zyrave të KEK-ut. Ata kërkojnë rritje dhe nivelizim të pagave, si dhe pagën e 13-të.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat