Havolli: Kemi has në zyrtarë të ATK-së që kanë biznese dhe nuk kanë deklaruar të hyrat e tyre

Ekonomi

Havolli: Kemi has në zyrtarë të ATK-së që kanë biznese dhe nuk kanë deklaruar të hyrat e tyre

Më: 8 shtator 2021 Në ora: 12:35
Konferenca

Agjencia Kundër Korrupsion(AKK) ka hasur në disa zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës(ATK) se kanë në pronësi biznese, e që paraqet konflikt interesi.

Për të parandaluar këto dukuri dhe të tjera është nxjerrë Rregullorja e Brendshme për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në ATK.

Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj në një konferencë të përbashkët me drejtorin e AKK-së tha se përmes monitorimit me anë të kësaj Rrulloreje synojnë të parandalojnë çdo mundësi që zyrtarë të ATK-së të keqpërdorin pozitën e tyre zyrtare.

Murtezaj: Rregulloja pamundëson që zyrtarët e ATK-së të kenë në pronësi biznese

“Në rregullore përveç kufizimeve të vendosura për stafin e terrenit, kemi përcaktuar edhe obligimet e udhëheqësve si dhe divizionit për standarde profesionale për parandalim, detektim, dhe trajtim të informatave për konflikt të interesit. Kufizimet që i kemi bërë për stafin e ATK-së janë nxjerrë në bazë të një vlerësimi të riskut për mundësitë e keqpërdorimit të pozitës zyrtare nga ana e stafit tonë. Disa nga këto kufizime që i kemi vendosur në këtë rregullore, stafi I ATK-së apo zyrtarë tatimor punësim primar do ta kenë vetëm ATK-në. Pra, nuk mund të jenë si punëdhënës primarë edhe institucionet tjera apo biznese të tjera private. Pastaj, stafi i ATK-së nuk ka të drejt të ketë biznes në pronësinë e tyre. Stafi I ATK-së nuk mund të krijojë marrëdhënie punësimi sekondare në çështjet që bien në konflikt interesi me misionin e ATK-së, siç janë kontabilistë, këshilltarë financiar apo punonjës të bordeve të ndërmarrjeve publike”, theksoi Murtezaj.

Derisa, drejtori i AKK-së, Havolli theksoi se si Agjenci kanë hasur që disa zyrtarë të ATK-së kanë në pronësi biznese dhe kjo sipas tij paraqet konflikt interesi.

Havolli tha se Rregullore parandalon shkeljet ligjore nga ana e punonjësve të ATK.

Havolli: Kemi has në zyrtarë të ATK-së që kanë biznese dhe nuk kanë deklaruar të hyrat e tyre

“Gjatë trajtimit të rasteve të ndryshme në fushën e deklarimit të pasurisë, kemi hasur zyrtarë edhe nga Administrata Tatimore e Kosovës që kanë biznese dhe për të cilat nuk i kanë deklaruar edhe të hyrat e tyre. Po ashtu në bashkëpunim edhe me Zyrën për Standarde Profesionale kemi has që ka disa shkelje nga ana e vet zyrtarëve të Administratës Tatimore që lidhen me çështje të konfliktit të interesit. Kështu duke i parë disa probleme në disa institucione të ndryshme, e me theks të veçantë edhe në ATK, së bashku me menaxhmentin jemi dakorduar që bashkërisht të fillojmë hartimin e Rregullores së Brendshme, sepse Ligji nuk I përcakton të gjitha rregullat dhe normat për të gjitha institucionet. Pra, të gjitha institucionet e kanë për obligim hartimin e normativave të tyre të brendshme bazuar në specifikat dhe punët që kryhen në ato institucione”, theksoi ai.

Përgjegjësi tjetër e ATK-së është edhe monitorimi i zbatimit të ligjeve nga bizneset dhe mbledhja e tatimeve nga to.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat