Bordi i AKP-së miratoi shpërndarje të fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Ekonomi

Bordi i AKP-së miratoi shpërndarje të fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve shoqërore

Më: 7 tetor 2021 Në ora: 15:45
Ilustrim

Bordi i Drjetorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) ka mirtuar shpërndarjen e fondeve për punëtorët dhe kreditorët e 14 ndërmarrjeve.

Nga AKP nëpërmjet një komunikate për medie kanë bërë të ditur edhe ndërmarrjet të cilave iu janë ndarë këto fonde

“Bordi shqyrtoi dhe miratoi shpërndarje të pjesshme të fondeve për kreditorët e nëntë ndërmarrjeve shoqërore në vijim: Përparimi - Mitrovicë, KBI Agrokultura - Gjilan, pastaj për NSH Eximkos - Prishtinë, NSH Tregu - Prishtinë, NSH Ringov- Pejë, NSH Dardania - Prizren, NSH Talinovci - Ferizaj, NSH 9 Nëntori – Pejë dhe NSH Prizren Trans – Prizren. Shuma totale e fondeve për shpërndarje është 1 milion e 168 mijë euro. Ndërkaq miratoi listat përfundimtare të punëtorëve që i plotësojnë kushtet ligjore për të përfituar nga pjesa 20 % e të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi për ndërmarrjet shoqërore: Radio Televizioni Prishtina – Prishtinë, Banka e Lubjanës – Prishtinë, Lidhja e vozitësve – Prizren, për KB Bistrica - Drenoc-Pejë, pastaj për NSH Kabllar NJP – Prishtinë dhe për NSH Teuta Bare - Mitrovicë. Për këto ndërmarrje (përveç për KB Bistrica-Drenoc-Pejë, e cila nuk ka punëtorë në listë) u miratuan edhe shpërndarjet e pjesshme nga 20 % i të ardhurave nga shitja, transferimi ose likuidimi i aseteve të tyre bazuar në listat e punëtorëve legjitim”, thuhet në komunikatën për medie nga AKP.

Kjo u vendos në mbledhjen e që Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti sot.

Gjatë kësaj mbledhje, zëvendës drejtori i AKP-së, Avni Jashari u emërua Zëvendësues i Drejtorit Menaxhues të AKP-së. Ndërkaq Bordi vendosi inicimin e procedurës së rekrutimit për pozitën e Drejtorit Menaxhues sipas Ligjit për Zyrtarët Publik.

Bordi gjatë këtij takimi diskutoi dhe e miratoi buxhetin e Agjencisë për vitin e ardhshëm 2022, me kursime në paga dhe mëditje sipas vendimit që mori në mbledhjen e shkuar për shkurtim të pagave dhe mëditjeve në masën 30 për qind për të gjithë të punësuarit e AKP-së. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat