U kritikuan me Presidenten e Pecin se nuk mbollën 1 milion fidane, Liburn Aliu: Na kanë mbetur edhe 4 muaj

Ekonomi

U kritikuan me Presidenten e Pecin se nuk mbollën 1 milion fidane, Liburn Aliu: Na kanë mbetur edhe 4 muaj

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 09:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu ka bërë një reagim pas raportimeve të djeshme se Qeveria me Presidencën nuk e kishin përmbushur zotimin e tyre për mbjelljen e 1 milion fidanëve në gjithë Kosovën.

Sipas Aliut, kanë mbetur edhe 4 muaj për të mbjelle fiks sa kanë thënë ata.

Bashkë me Presidenten e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani dhe Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Faton Peci, u zotuam se do ta bëjmë edhe më të bukur e më të këndshëm ambientin përreth nesh.

Kur kanë mbetur edhe 4 muaj deri në përmbushjen e një viti të plotë që nga fillimi i mbjelljeve, nëpër komunat e Kosovës tashmë janë mbjellur 848,106 fidane të reja.

E në muajt në vijim, do të vazhdojë bashkëpunimin me biznese, komuna dhe mërgatën për ripyllëzim e gjelbërim të mëtejshëm”, ka shkruar Aliu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat