Biznesmeni alarmon për rënien e Euros, propozon futjen e kësaj valute në Kosovë: Do të pësojmë shumë humbje!

Ekonomi

Biznesmeni alarmon për rënien e Euros, propozon futjen e kësaj valute në Kosovë: Do të pësojmë shumë humbje!

Nga: A.ZH Më: 12 korrik 2022 Në ora: 20:04
Burim Piraj

Biznesmeni Burim Piraj, e ka quajtur lajm të keq rënien e valutës Euro, e cila për herë të parë në 20 vite, është barazuar me dollarin amerikan.

Ai ka thënë se Kosova po humb pasuri për shkak të valutës Euro.

Piraj ka propozuar që Kosova të heq këtë valutë dhe të vendos dollarin, ndryshe sipas tij, vendi do të pësojë shumë humbje, përcjell Bota sot.

Reagimi i Pirajt në Facebook:

Rënia e valutës € është lajm shumë i keq!

Kosova po humb pasuri për shkak se e ka si valutë të veten Euron!

Jam prej të parëve dhe ndoshta i vetmi që e kam parashikuar se çka do të ndodh me Euron dhe shumë herët kam kërkuar që euro të zëvendësohet me Dollarin Amerikan!

Ende nuk është vonë!

Kosova duhet sa më parë të heq Euron përndryshe do të pësojmë shumë humbje!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat