Guvernatori Mehmeti dhe drejtori Palotai flasin për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë

Ekonomi

Guvernatori Mehmeti dhe drejtori Palotai flasin për zhvillimet e fundit ekonomike në Kosovë

Më: 21 shtator 2022 Në ora: 14:30
Foto nga takimi

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti ka pritur në takim, Drejtorin Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Kosovën, Daniel Palotai.

Në këtë takim Guvernatori Mehmeti njoftoi Palotai me zhvillimet e fundit në sektorin financiar dhe veprimet e deritashme të ndërmarra nga BQK-ja, duke theksuar faktin se sektori financiar vazhdon të jetë likuid dhe me performancë pozitive.

Guvernatori Mehmeti falënderoi drejtorin Ekzekutiv të FMN-së për Kosovën, për angazhimin e tij në rritjen e bashkëpunimit dhe ndihmën e vazhdueshme për BQK-në dhe Kosovën.

Nga ana tjetër, Palotai shprehu gatishmërinë për mbështetje të vazhdueshme për BQK-në dhe për sektorë të tjerë ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat